25 vjet nga masakra në burgun e Dubravës, Haxhiu: Zotohemi se do të ketë drejtësi

25 vjet nga masakra në burgun e Dubravës, Haxhiu: Zotohemi se do të ketë drejtësi

12:56, 22/05/2024

Është shënuar 25 vjetori i njërës prej masakrave me të mëdha në Kosovë, ajo e burgut të Dubravës, brenda të cili janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, këtë masakër e ka quajtur projekt të Serbisë për zhdukjen e shqiptarëve.

“Projekti gjenocidal i Serbisë për zhdukjen e shqiptarëve në Kosovë hyri edhe brenda Burgut të Dubarvës. Kjo ndërtesë u kthye në kamp të përqendrimit politik me mbi 980 politik shqiptarë vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike”, tha Haxhiu.

Për këtë masakër, sikurse edhe për shumë të tjera, ende nuk është vendosur drejtësia, për t’i dënuar kriminelët që i kryen ato.

Por, ministrja Haxhiu, u zotua se do të bëjnë gjithçka që të ketë drejtësi.  

“Deri më tani as drejtësi vendore e aq më pak ajo ndërkombëtare nuk kanë arritur t’i dënojnë kriminelët që e organizuan planin e kësaj masakre. Masakra e Dubravës është trajtuar vetëm në procedurën gjyqësore kundër Sllobodan Millosheviit, i cili vdiq pa u dënuar. Me lejoni që të ju informoj që në lidhje me masakrën e Dubravës tashmë po zhvillohen hetime nga Prokurori Speciale dhe në këtë moment janë 40 të pandehur dhe në fund të vitit të kaluar Prokuroria Special ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari. Nga këtu do të zotohemi që të ketë drejtësi”, theksoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco