Szunyog: Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e vet

Szunyog: Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e vet

12:55, 22/05/2024

Në tryezën e organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me GIZ-in, me temën e diskutimit: “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin e CEFTA-s”, është thënë se pengesat aktuale për rritjen e integrimit rajonal duhet të jene të zgjidhura.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e vet që të mund të shfrytëzojnë së bashku potencialin e rajonit.

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Kosova është e fokusuar në zbatimin e reformave që jo vetëm të fitojë ekonomia, por të kontribuojë edhe në prosperitetin e rajonit. Sipas saj, Procesi i Berlinit, është një mundësi e mirë për një zhvillim ekonomik. Ajo ka shtuar se Kosova është e përkushtuar te roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit po ashtu edhe në marrëveshjen e CEFTA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco