Gjini i reagon Kurtit për deklaratën 'rryma s’ruhet në frigorifer'

Gjini i reagon Kurtit për deklaratën 'rryma s’ruhet në frigorifer'

21:40, 24/12/2021

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës së tij, se ‘rryma s’ruhet në frigorifer’. Gjini tha se kryeministri i Kosovës e di që rryma mund të parapaguhet.

Gjini e bëri këtë reagim përmes një shkrimi në Facebook, duke bërë pyetje se ‘a jemi të vjedhur a të varfër’.

Ai ka kërkuar nga Kurti që mos t’i ndërrojë fjalët.

“Shihe, nuk po bojka me e ruajt rrymen në frigorifer!! Kryeministri mirë po e di, saktë! Ai poashtu e di se energjia elektrike edhe parapaguhet!!

Fakti që vetëm ne kemi reduktime, edhepse nuk jemi shumë më të varfër se vendet e rajonit tregon saktë se kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse janë të obliguara t’i furnizojnë ato me çmimet e parapaguara. E çka mbet na e shesin neve, fooort shtrenjt. E di sakte se edhe këtë e di kryeministri, fort sakte. Ajo që nuk po e di ai është se njerëzit nuk hanë bar. Prandaj trivializon të pavërteta!

Edhe një pyetje më ra ndër mend: a jemi të vjedhur a të varfër? Mos i ndërro fjalët tash”, tha Gjini.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka pasur mundësi të blihet rrymë më herët për t’u evituar kriza energjetike pasi rrymën s’mund ta konzervosh në frigorifer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco