Sveçla uron Krishlindjen: Festat kanë vlerë me njerëzit më të dashur rreth vetes

Sveçla uron Krishlindjen: Festat kanë vlerë me njerëzit më të dashur rreth vetes

20:04, 24/12/2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishlindjes.

Ai tha se festat kanë vlerë me njerëzit më të dashur rreth vetes, andaj u kërkoi qytetarëve të jenë të kujdesshëm maksimalisht me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm.

“Uroj që festa e Krishtlindjeve të iu ketë gjetur të lumtur e të bashkuar. Kjo festë na rikujton ndjenjën e lartë të solidaritetit e harmonisë, që gjithmonë ka mbizotëruar tek ne shqiptarët. Si të gjitha festat këtë vit, edhe kjo festë na gjenë nën restriksione me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm.” shkroi Sveçla në një postim në Facebook.

Tutje ai uroi gëzime e begati, sot e gjithë jetën për besimtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco