Ky është shqiptari që i beri 22 vite burg pasi dëgjoi këngë serbe

Ky është shqiptari që i beri 22 vite burg pasi dëgjoi këngë serbe

14:24, 23/12/2021

Pas takimit që u mbajt në Shqipëri nga tre liderët e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të ‘Open Balkan’, ndërkohë që ka zëra pro dhe kundër kësaj iniciative, ka edhe qytetar në Shqipëri që janë nostalgjik për këngët serbe.

Qytetari është shprehur i revoltuar për pengesat kufitare që janë të vendosura mes dy vendeve, ndërsa ka habitur duke thënë se ka vuajtur 22 vite burgun e Spaqit sepse kishte dëgjuar muzikë serbe.

I indinjuar pse disa shtete po refuzojnë “Open Ballkan”, përfshirë edhe Kosovën, i ka quajtur “langaraçë”.

Ai tutje është shprehur se kufijtë duhet të hapen dhe të takohen shokët dhe miqtë, si dhe ndonjë muzikë serbe.

“Të hapen kufijtë, të ikim të gjithë të takojmë njerëzit tanë shokët tanë. Vjen Vuçiqi, të hapen rrugët. Të shofim ndonjë muzikë serbe se na ka marrë malli. Unë ato pëlqej. Për ato jam dënu,  ç’keni o vlla? Populli është popull. Të bëjmë qejf në Serbi. Në Serbi na ka marrë malli të bëjmë qejf se njerëz jemi. Ka muzikë o vlla, se muzika të shkrin kockat. Duam të hapim rrugët”, shprehet ai për abc news.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco