Reduktimet e rrymës, deputeti i VV-së thotë se KEDS po i diskriminon disa lagje

Reduktimet e rrymës, deputeti i VV-së thotë se KEDS po i diskriminon disa lagje

13:30, 23/12/2021

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se në disa lagje ka reduktime të furnizimit me energji elektrike, derisa në disa tjera jo.

Bajqinovci ka shkruar në Facebook se në disa lagje po ka ndërprerje të furnizimit të energjisë elektrike deri në gjashtë orë.

“Në disa lagje rryma ndalet deri në 6 orë në ditë, ndërsa kemi lagje ku energjia nuk ndalet fare”, ka shkruar Bajqinovci.

Ai thotë se KEDS-i nuk guxon të bëjë dallime të tilla.

“KEDS nuk guxon t’i privilegjoj lagjet e caktuara me energji elektrike, ndërsa lagjet në periferi t’i diskriminojë duke i lënë në terr me orë të tëra”, ka shkruar Bajqinovci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco