Qëndron Kastrati pranon humbjen, uron kandidatin e ish-partisë së tij

Qëndron Kastrati pranon humbjen, uron kandidatin e ish-partisë së tij

20:07, 14/11/2021

Qëndron Kastrati e ka pranuar humbjen. Ai uroi fitoren e kandidatit të VV-së, shkruan Syri.net Kosova.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave!

I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese!

Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat.

Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit!

Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!”, ka shkruar Kastrari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco