Për situatën në veri, lajmërohet me disa fjalë të frikshme edhe krimineli Sheshel

Për situatën në veri, lajmërohet me disa fjalë të frikshme edhe krimineli Sheshel

17:58, 26/09/2021

Krimineli i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, nuk është duruar pa folur diçka për situatën e fundit në veri.

Ai për mediat serbe ka thënë se gjermanët dhe kroatët po e këshillojnë dhe ndihmojnë Kurtin që “ta okupojë veriun e Kosovës”.

“Unë mendoj se është e mundur që Kurti të detyrojë amerikanët të heqin dorë nga ky plan, por dëgjojmë se ekspertët gjermanë dhe oficerët kroatë janë atje dhe se ata po e nxisin atë të pushtojë pjesën veriore të Kosovës dhe Metohisë. Serbia i ka bërë të qartë të gjithë botës se si do të reagojë, dhe është e rëndësishme që Serbia të jetë plotësisht politikisht dhe moralisht në pozicionet e duhura”, tha ai.

Presidenti i SRS thotë se nëse ka gjakderdhje dhe nëse shqiptarët vërtet përpiqen të marrin veriun e Kosovës dhe Metohisë, duhet të ketë ndërhyrje serbe.

“Shqiptarët po kërcënojnë me paktin e NATO -s, por derisa NATO të mblidhet” … – tha Vojislav Sheshel dhe shtoi se sot situata nuk është e njëjtë si në 1999”, tha ai.

Kreu i Radikalëve shtoi se Serbia ka mbështetjen e Rusisë.

– “Së pari, Vladimir Putin personalisht shprehu mbështetjen e tij, dhe më pas ministri Sergei Lavrov ministrit tonë Selaković. Pra, ne kemi mbështetje”, tha Sheshel i cili është i dënuar nga Gjykata e Hagës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco