Izmaku i bën demant Tahirit, thotë se ajo e bëri amandamentin për rrethrrotullimin në Smrekonicë

Izmaku i bën demant Tahirit, thotë se ajo e bëri amandamentin për rrethrrotullimin në Smrekonicë

15:06, 26/09/2021

Ish-Deputetja e PDK-së nga Vushtrria, Xhevahire Izmaku, e ka demantuar kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, për prezentimin e rrethrrotullimit në Smrekonicë si projeket të tij.

Izmaku ka shkruar duke paraqitur edhe dokumente se ka qenë pikërisht ajo që ka bërë amandamentin buxhetor për financimin e këtij rrethrrotullimi.

“Demantoj kryetarin aktual Xhafer Tahiri, i cili projektin e rrethrrotullimit në Smrekonicë, e prezenton si punë të qeverisjes së tij!
Rrethin në Smrekonicë bashkë me disa projekte të tjera në Vushtrri, e kam amandamentuar unë si deputete, dëshmia në foton që vijon e tregon realitetin!” ka shkruar Izmaku.

“Punët e mira i përshëndes nga kushdo që vijnë, por përvetësimi i pavërtetë, duket i padenjë!” ka shtuar tutje ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco