Ngjarja e rëndë/ Djali harron të ngrejë frenat e dorës, furgoni shtyp për vdekje babain e moshuar

Ngjarja e rëndë/ Djali harron të ngrejë frenat e dorës, furgoni shtyp për vdekje babain e moshuar

18:58, 25/11/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës në Bashkinë Memaliaj.

Një 67-vjeçar humbi jetën teksa u shtyp nga furgoni, i cili ka qenë në pronësi të djalit të tij.

Mjeti tip Ford u parkua nga djali i viktimës para banesës në Krahës, por kishte harruar të vendoste frenat e dorës pasi vendi i parkimit ishte dishezë e thepisur.

Në këto momente furgoni vazhdoi rrugën pa shofer brenda, ndërkohë që drejtuesi tentoi të bëhej barrikadë për ta ndaluar.

Për pasojë shoferit iu thye këmba ndërsa automjeti mori përpara kryefamiljarin Bedri Hoxha, 67 vjeç, ish-arsimtar, i cili kishte një vit që kishte dalë në pension.

Mësohet se Hoxha vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa djali i tij është shtruar në spital me frakturë në gjymtyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco