Aksioni i gjerë i Policisë në Prishtinë: Ky është personi që u kap me heroinë dhe marihuanë

Aksioni i gjerë i Policisë në Prishtinë: Ky është personi që u kap me heroinë dhe marihuanë

18:39, 27/04/2023

Mediat raportuan mbrëmë për një aksion të madh kundër drogës, që u zhvillua në Prishtinë dhe rezultoi me shoqërimin e 10 personave, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike. Përveç të dyshuarve që u kapën në flagrancë, Antidroga ka sekuestruar edhe një sasi të drogës.  

Personi që dyshohet për shitblerje të drogës ka përfunduar në ndalim policor dhe siç mësohet  bëhet fjalë për Beh Sadikun, 41-vjeçar.

Gjatë kontrollit të Policisë, të kryer në vendin e ngjarjes, afër fabrikës së amortizatorëve, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të heroinës, si dhe marihuanë, që dyshohet se i përkiste 41-vjeçarit.

Përveç narkotikëve, si provë materiale janë sekuestruar edhe një shumë e të hollave, rreth 300 euro.

Pas përfundimit të aksionit dhe procedurave të tjera policore, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore, brenda afatit ligjor.
Kujtojmë se abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco