Ora elektrike merr flakë në një restorant në Ferizaj

Ora elektrike merr flakë në një restorant në Ferizaj

23:38, 16/03/2021

Në orët e mbrëmjes të së martës ka marrë flakë ora elektrike në një restorant në komunën e Ferizajt.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se nuk ka persona të lënduar nga ky incident.

“Rreth orës 19:15, ka qenë një incident zjarri në rrugën e Reçakut në Ferizaj, në një restorant, ora elektrike ka marrë flakë. Policia ka reaguar menjëherë, zjarrfikësit e kanë fikur zjarrin edhe KEDS-i e ka ndërprerë rrymën. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka pasur nevojë as për panik. Zjarri është lokalizuar shumë shpejt”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco