Babrru/ Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tre vajzave të tij, arrestohet 44 vjeçari

Babrru/ Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tre vajzave të tij, arrestohet 44 vjeçari

10:40, 24/09/2020

Një 44 vjeçar banues në Babrru është arrestuar në flagrancë pasi ai ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tre vajzave të tij.

Shtetasi me inicialet F.H  ka shkelur vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kishte vendosur lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për vajzat e tij.

Njoftimi- Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi në rrugën “Sadik Stavaleci”, Babrru, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 3 vajzave të tij.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. C., 44 vjeç, pasi në fshatin Pezë Helmës, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco