Musliu: Vdekja e birit tim në konvikte, është politike

Musliu: Vdekja e birit tim në konvikte, është politike

15:43, 22/09/2020

Naim Musliu, babai i të ndjerit Agon Musliu, që vdiq gjatë karantinimit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë në muajin maj, ka akuzuar shtetin e Kosovës për vdekjen e të birit. 

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kishte “dërguar në burg” të birin e tij, duke e quajtur Qendrën e Studentëve “burg të Albin Kurtit”.

Musliu para deputetëve në Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë ka thënë se autoriteteve u kishin treguar se i biri i tij ka pasur probleme dhe se “ishte i mërzitur dhe se i shqetësuar”.

“Vdekja e djalit tim është vdekje politike”, ka thënë ai duke nxjerrë edhe dokument për lejim për dalje në rrugë për të shkuar që ta marrë djalin në Prishtinë. Musliu ka thënë se ka kontaktuar vazhdimisht me të birin dhe se dokumente për gjendjen e tij iu ka treguar autoriteteve. Ai para deputetëve ka treguar edhe një dokument për gjendjen e të birit para se të shkonte në Gjermani.

“Djali im po të mos kishte shqetësime, s’do të tentonte të kthehej fare në Kosovë e unë s’do të trazoja askënd e s’do të kontaktoja kryetarin e komunës e ambasadorin. Djali ka dashur vazhdimisht të kthehej prej që iu bllokua masteri aty. Atij i është matur vazhdimisht temperatura në aerodrom dhe i kam thënë vazhdimisht mos lejo të shkosh në karantinë. Fakt është që djali im ka tentuar dhe ka bërë përpjekje për të mos shkuar në karantinë, por s’është marrë parasysh. Djali im s’ka qenë për karantinë, por askush s’e ka marrë parasysh këtë”, ka thënë Musliu ndër shumë akuza.

“S’më kanë lejuar as ta shoh. Ai më kishte parë mua, por unë atë jo”, ka deklaruar Musliu.

Kushtetuese ka thënë se ishin shkeljet për dërgimin e udhëtarëve nga jashtë në Qendrën e Studentëve për karantinim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco