Kanosi familjen e gruas dhe kërcënoi me vetëvrasje, Gjykata e Fierit lë në burg dhëndrrin

Kanosi familjen e gruas dhe kërcënoi me vetëvrasje, Gjykata e Fierit lë në burg dhëndrrin

12:32, 22/09/2020

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Elton Metën.

Mësohet se Meta gjatë seancës nuk ka foluar asnjë fjalë.

Elton Meta u ndalua të dielën në orën 3.20 minuta të së hënës, pas më shumë se 5 orë kur nisi të kërcënonte veten me kallashnikov.

31-vjeçari nga Peshtani kërcënoi se do të vetëvritej në oborrin e shtëpisë së prindërve të bashkëshortes.

Kjo e fundit e kishte braktisur një javë më parë dhe bashkë me vajzën e mitur qëndronte të prindërit në Zhupan.

Në gjendje depresive 31-vjeçari shkoi në shtëpinë e vjehrrit dhe pasi nuk arriti të binde gruan të kthehej qëlloi 2 herë në ajër.

Më pas e drejtoi armen nga vetja duke kërcënuar vetëvrasjen për 5 orë.

Meta u dorëzua pas negociatave me specialistët e RENEA-s të cilët kanë arritur të bindin 31-vjeçarin Elton Meta që të dorëzohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco