Edhe pas dy dekadash mbetet misterioze vrasja e arkitektit Rexhep Lucit

Edhe pas dy dekadash mbetet misterioze vrasja e arkitektit Rexhep Lucit

12:29, 22/09/2020 Nga B.T

Janë bërë njëzetë vjet që kur ishte vrarë drejtori i Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prishtinës Rexhep Luci. 

Por as pas dy dekadash organet e ndjekjes dhe hetuesisë nuk është arritur të zbardhin autorët dhe arsyen e këtij krimi edhe pse arsyeja  e vrasjes dyshohet se ishte  vënia e rregullit ndërtimor dhe nisja e rrënimit të objekteve pa leje të cilat kishin nisur të lulëzojnë në kryeqytet si këpurdhat pas shiut  pas vitit 1999.

Viktima ishte qëlluar me gjashtë plumba pas shpine derisa po kthehej në banesën e tij në kryeqytet me 11 shtator të vitit 2000. 

Por si duket edhe kjo vrasje sikur shumë të tjera do të mbetet enigmatike edhe për një kohë bukur të gjatë, për të mos thënë e pazbardhur...

"Syri.net", mëson nga organi i akuzës se vazhdon grumbullimi i provave nga ana e policisë, por që deri tash nuk ka asgjë konkrete rreth rastit. 

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj, tha për "Syri.net", se prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për grumbullim të informatave dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore në ndriçimin e plotë të rrethanave.

"Mirëpo ende nuk kanë pranuar ndonjë informatë lidhur me këtë vrasje", tha Ulaj.
 
Sipas saj rasti është duke u trajtuar në Departamentin e Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie.

Nga ana tjetër në përvjetorin e njëzetë të vrasjes së drejtorit Luci, kanë pasuar edhe reagimet e shumta për mos zbardhjen e vrasjes nga  përfaqësues të ndryshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco