Mbeti i vrarë babai dhe u plagos djali, si degradoi ngjarja nga shkopinjtë e bejsbollit te krisja e armës

Mbeti i vrarë babai dhe u plagos djali, si degradoi ngjarja nga shkopinjtë e bejsbollit te krisja e armës

12:15, 22/09/2020

Pesë të arrestuarit për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari dhe u plagos rëndë djali i tij, kanë dalë sot para Gjykatës.

Krimi ndodhi mbrëmjen e 18 shtatorit, ku viktimë mbeti Armando Baboçi, 39 vjeç, ndërsa i plagosur dajli i tij, që kishte ndërruar mbiemër, Erald Gjini, 19 vjeç.

Te arrestuarit janë shtetasit, Klodian Daci si autor, Henri Tatosi dhe Serxho Tatosi per vrasje ne bashkepunim.

Mesohet se sherrin e kane pasur Klodi Daci me Erald Gjnin, nderkohe qe Hengri Bengu dhe Argit Kastrioti jane arrestuar per moskallezim krimi.

NGJARJA

Sipas Policisë, babë e bir u qëlluan pas sherrit që patën me nje grup djemsh, 5 prej te cileve u arrestuan, ndersa tre jane shpallur ne kerkim.

Fillimisht sherri nis mes Erald Gjinit dhe Klodian Dacit. Policia tha zyrtarisht se sherri mes tyre ka nisur për çështje banale. Ndërsa situata ka agravuar kur kanë nisur të përdorin sende të forta ndërmjet tyre. 39- vjeçari dhe djali i tij, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, kanë tentuar të largohen nga duart e kundërshtarëve, por pa rezultat.

Njëri prej pjesëtarëve të familjes Tatosi mbante me vetë një armë zjarri, çka ka çuar në agravim të situatës, duke e nxjerrë atë dhe duke qëlluar ndaj babë e bir. Ky i fundit ka marrë një plagë në dorë, ndërsa i ati u plagos në bark, plagë që i shkaktoi edhe vdekjen. Babë e bir u dërguan menjëherë në spital, por Armando Baboçi nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë, ndërsa i biri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që la një të vdekur dhe një të plagosur në Durrës. Ndërkohë, Policia ka bërë shoqërimin e gjashtë personave që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sakaq, Policia e Durrësit ka marrë në pyetje disa persona, të cilët kanë qenë të pranishëm momentin kur ndodhi sherri mes dy palëve. Ata kanë treguar gjithçka kanë parë dhe më pas janë lënë të lirë.

Disa prej sendeve të forta që u përdorën gjatë sherrit janë gjetur të shpërndara në rrugët e Lagjes numër 13./Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco