EMRAT/ ‘Benz-i’ përplaset me kamionçinën, plagosen shoferët afër Urës së Gjolës

EMRAT/ ‘Benz-i’ përplaset me kamionçinën, plagosen shoferët afër Urës së Gjolës

12:01, 22/09/2020

Një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një kamionçinë afër Urës së Gjolës në Fushë-Krujë.

Mëson se automjeti me targa AB405BH drejtohej nga Fatjona Hafuzi, kurse kamionçina me targë K097A nga Gëzim Baçi.

Drejtuesit kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ja njoftimi i plotë nga policia:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2020, rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen F.H., është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin G.B., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco