Policia në operacion: 20 arrestime, mes tyre 4 të kërkuar

Policia në operacion: 20 arrestime, mes tyre 4 të kërkuar

11:30, 22/09/2020

Policia e Shtetit ka nisur një aksion, pas rritjes së frikshme të vrasjeve dhe veprave të tjera kriminale ditët e fundit.

Ministria e Brendshme njoftoi se në 'zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Policia Kufitare, që kanë ngritur 74 pika kontrolli në akset rrugore'.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 20 shtetas dhe janë ndaluar 4 shtetas të shpallur në kërkim.

Janë arrestuar 6 persona, për drogë: një në Dibër, një në Elbasan dhe tre në Tiranë dhe është sekuestruar drogë dhe para e fituar nga shpërndarja e narkotikëve.

Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim: një në Fier dhe një në Kukës për  vjedhje, një në Korçë për “kundërshtim të policisë” dhe “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe një në Tepelenë për kultivim të bimëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco