Policia jep detaje për aksidentin në Kamenicë ku gjeti vdekjen një 84-vjeçar

Policia jep detaje për aksidentin në Kamenicë ku gjeti vdekjen një 84-vjeçar

09:07, 22/09/2020

Një 84 vjeçar nga Kamenica ka vdekur, pasi u godit nga një veturë sonte rreth orës 19:00 në lagjen “Iliria”.

Nga policia kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar.

Rr. Adem Jashari, Kamenicë 21.09.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore  duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes  me kushtet  e rrugës kishte goditë këmbësorin  viktimën mashkull  kosovar i cili në atë moment kishte qenë duke e kaluar rrugën. Si pasojë e goditjes me veturë viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vdekjen, këtë e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco