I vjedh 55 mijë euro mall nga një depo në Pejë, policia e arreston

I vjedh 55 mijë euro mall nga një depo në Pejë, policia e arreston

08:57, 22/09/2020

Policia e Pejës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arritur ta arrestoj një person i cili dyshohet të ketë kryer veprën “vjedhje e rëndë”, në depon “DENJIZI”, duke vjedhur kështu një sasi malli në vlerë prej pesëdhejtë e pesë mijë euro (55000).

 

Njoftimi i plotë:

Në Stacionin Policor Pejë, me datë 21.09. 2020 , është paraqitur një rast  “vjedhje e rendë” nga viktima e cila deklaron se në depon e tij “DENJIZI” në Pejë,  i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë prej Pesëdhjetë e pesë mijë  (5.5000)  Euro. Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja.

Pas një pune intensive  nga  hetuesit  rajonale  është identifikuar dhe  arrestuar  i dyshuari  M. S. B. lindur   1992.

Me vendim të Prokurorit Shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco