Zbulohet se çfarë kishte në valixhen e dyshimtë tek 'Bill Klintoni'

Zbulohet se çfarë kishte në valixhen e dyshimtë tek 'Bill Klintoni'

12:54, 21/09/2020

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka pranuar një thirrje se në bulevardin “Bill Clinton”, është një valixhe e lënë në rrugë e cila është e dyshimtë.

Fillimisht u dyshua se mund të jetë ndonjë eksploziv.

Por, pas intervenimit të Policisë së Kosovës dhe hapjes së validxhes, u pa se në të kishte vetëm rroba dhe gjësende të tjera.

Për shkak të kësaj valixheje edhe rruga “Bill Clinton”, është bllokuar deri sa përfundoi aksioni i policisë.

Pasi që policia hapi valixhen, atë edhe e  konfiskoi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco