Detaje të reja nga operacioni i Policisë në Kamenicë

Detaje të reja nga operacioni i Policisë në Kamenicë

09:59, 20/09/2020

Detaje të reja nga operacioni i Policisë në Kamenicë, u gjetën edhe dhi të kontrabanduara

Gjatë operacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës është hasur në kontrabandim të kafshëve.

Të premten rreth orës 22:00, gjatë operacionit që zhvilloi Policia, është hasur një furgon i braktisur, në të cilin kishte të ngarkuar disa krerë kafshë të imta (Dhi të racave të ndryshme).

Me vendim të prokurorit, furgoni është konfiskuar, ndërsa kafshët i janë dorëzuar doganës për procedura të mëtutjeshme.

"Fsh. Novosellë, Kamenicë 18.09.2020 – 22:00. Raportohet se gjatë një operacioni të zhvilluar, është hasur një furgon i braktisur, në të cilin kishte të ngarkuar disa krerë kafshë të imta (Dhi të racave të ndryshme). Me vendim të prokurorit, furgoni është konfiskuar, ndërsa kafshët i janë dorëzuar doganës për procedura të mëtutjeshme.”, njofton policia.

Kujtojmë që operacioni i Policisë u zhvillua në Karaçevë, ku u arrestuan dhjetëra persona për veprimtari të paligjshme.

Në mesin e të arrestuarve kishte edhe pjestarë të Policisë së Kosovës, të cilët u rreshtuan me krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco