Hyri ilegalisht në Kosovë, shoqërohet në polici një shtetas i Kinës

Hyri ilegalisht në Kosovë, shoqërohet në polici një shtetas i Kinës

08:36, 20/09/2020

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pasditen e djeshme një shtetas i Kinës është shoqëruar në polici pasi i njëjti kishe kaluar ilegalisht kufirin në Merdarë.

Të dyshuarit i është konfiskuar edhe pasporta.

“PKK Merdare 19.09.2020 – 15:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull Kinez shtetas i Kinës, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka hyr ilegalisht në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, nga i dyshuari është konfiskuar pasaporta dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco