IPK: 12 zyrtarë policorë u arrestuan në Karaçevë, tre prej tyre serbë

IPK: 12 zyrtarë policorë u arrestuan në Karaçevë, tre prej tyre serbë

15:24, 19/09/2020

Kushtrim Hoda u.d Kryeshef i IPK-së ka thënë se janë arrestuar tetë policë shqiptarë e tre serbë nga aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Kosovës në Karaçevë e zona të tjera, teksa sot është arrestuar edhe një.

Ndërkaq, arrestimin e tyre nuk e ka vlerësuar gjë të mirë.

“Janë arrestuar tetë shqiptarë, tre serbë, sot është arrestuar zyrtari i fundit që ka qenë në listë. Gjithsej janë 12. Nuk është gjë e mirë që zyrtarët policor janë përfshirë në veprimtari kriminale, por është gjë e mirë që janë arrestuar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se të gjithë këta zyrtarë policorë janë të dyshuar për kontrabandim me mallra dhe mundësim që qytetarët të lejojnë ta ushtrojnë këtë veprimtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco