Bisedat i kryente me telefonin e gruas/ Policia mban të ndaluar kushëririn, detaje të reja nga vrasja në Rrogozhinë

Bisedat i kryente me telefonin e gruas/ Policia mban të ndaluar kushëririn, detaje të reja nga vrasja në Rrogozhinë

17:48, 15/09/2020

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e të riut Klevis (Bledi) Kapllani, ditën e sotme në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje nënën, babain dhe bashkëshorten e tij, ndërkohë që mësohet se është shoqëruar në komisariat si i dyshuar shtetasi me inicialet F.TH, kushëri me viktimën.

Edhe pse po merret në pyetje, policia nuk ka ende prova për implikimin e tij në këtë ngjarje.

Ndërkohë që trupi i Kapllanit ndodhet ende në morg.

Nga ana tjetër, ka dyshime por ende jo të konfirmuara zyrtarisht se Kapllani merrej me trafik droge edhe në Shqipëri, ku është kthyer 2 vite më parë pasi ka kryer dënimin për trafik narkotikësh edhe në Itali.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe një aparaturë celulare pa kartë brenda.

Mësohet po ashtu nga burime konfidenciale brenda organeve të hetimit, se Kapllani përdorte vetëm internetin në celularin e tij marka Iphone, ndërsa bisedat i zhvillonte përmes celularit të bashkëshortes.

Zbardhja e tabulateve telefonike pritet të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.

Mësohet po ashtu se çështja është marrë nën hetim nga ekspertët e kriminalistikës së Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco