Gjykata u tregua “e mëshirshme” për vrasësin Pjetër Ndrecaj, ia mori parasysh dy rrethana lehtësuese

Gjykata u tregua “e mëshirshme” për vrasësin Pjetër Ndrecaj, ia mori parasysh dy rrethana lehtësuese

17:13, 15/09/2020

Gjykata Themelore në Gjakovë dje i ka ulur dënimin Pjetër Ndrecaj nga burgimi i përjetshëm në 24 vite e gjashtë muaj.

Gjykata Themelore në Gjakovë dje i ka ulur dënimin Pjetër Ndrecaj nga burgimi i përjetshëm në 24 vite e gjashtë muaj.

Ndrecaj vrau gruan dhe vjazën e tij 9 vjeçe me kallashnikov. Ai po ashtu është dënuar edhe një vit për armë mbajtje pa leje.

“P. N. është dënuar me njëzet e katër (24) vjet burgim për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij dhe me një (1) vit burgim për armëmbajtje pa leje”, njoftoi Gjykata Themelore.

Reagime të shumta kanë ardhur pas vendimit të Gjykatës Themelore të Gjakovës për uljen e dënimit, madje janë paralajmëruar edhe protesta.

Avokati, Visar Ramaj ka sqaruar rastin në fjalë për lajmi.net. Ai tha se për vendimin për ulje të dënimit ndaj Ndrecajt duket se Gjykata ka marrë parasysh si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë nga i akuzuari si dhe faktin se ai ka deklaruar se nuk e ka vrarë vajzën e tij me dashje, për të ardhur në përfundim të aplikimit të dënimit prej 24 vjet e 6 muaj në vend të dënimit të përjetshëm.

Nga ana tjetër, Ramaj thotë se në këtë rast është dashur që Gjykata të merr parasysh në veçanti peshën e veprës, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës. Pasi, sipas tij, qëllimi i dënimit nuk është vetëm dënimi apo ndëshkimi i kryesit për veprën që ka kryer, por edhe dhënia e një satisfaksioni sado të vogël moral për viktimat apo familjarët e tyre.

“Vendimi në rastin e Pjetër Ndrecajt ende nuk është i formës së prerë dhe nuk është publik, megjithatë, nga shpallja e tij mund të kuptohet që Gjykata Themelore në Gjakovë ka aplikuar dënimin me burgim në kufirin pothuajse maksimal të tij në vend të dënimit me burgim të përjetshëm”, thotë ai duke sqaruar se Kodi Penal i Republikës së Kosovës njeh dënimin me burgim të përjetshëm dhe dënimin me burgim maksimal prej 25 viteve.

Avokati sqaron se si merret vendimi nga dënimi me burg minimal prej 10 vitesh dhe atij maksimal, i përjetshëm.

“Në raste të veprës penale vrasje e rëndë sikurse është akuzuar Pjetër Ndrecaj, parashihet dënimi minimal prej 10 viteve dhe dënimi maksimal me burgim të përjetshëm. Në përcaktimin e llojit të dënimit dhe lartësisë së dënimit gjykata duhet të marrë parasysh një sërë faktorësh rëndues dhe lehtësues për të arritur në një përfundim të drejtë për viktimat, kryesin e veprës dhe parandalimit të krimit në shoqëri. Gjykata duhet të merr parasysh në veçanti peshën e veprës, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës, të dhënat për viktimën, gjegjësisht profilin e viktimës dhe vuajtjet që ka përjetuar nga kryesi, të dhënat për kryesin, gjegjësisht sjelljen e tij të mëparshme, motivin, sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale, sjelljen gjatë procesit gjyqësor, dhe të tjera. Qëllimi i dënimit nuk është vetëm dënimi apo ndëshkimi i kryesit për veprën që ka kryer, por edhe dhënia e një satisfaksioni sado të vogël moral për viktimat apo familjarët e tyre. Përveç kësaj synimi i dënimit është edhe parandalimi i kryerjes së veprave të ngjashme në të ardhmen dhe edukimi shoqëror mbi rëndësinë e mbrojtjes nga krimi. Në rastin konkret, duket se gjykata ka marrë parasysh si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë nga i akuzuari si dhe faktin se ai ka deklaruar se nuk e ka vrarë vajzën e tij me dashje, për të ardhë në përfundim të aplikimit të dënimit prej 24 vjet e 6 muaj në vend të dënimit të përjetshëm. Në lidhje me këtë Gjykata është dashur të vlerësojë nëse pranimi i fajësisë është bërë me vullnet të plotë dhe pasqyron ndjenjën e përgjegjësisë penale të të Akuzuarit”, sqaron për lajmi.net Ramaj.

Ramaj ka sqaruar se familja e viktimës ka të drejtë të ankohen për lartësinë e dënimit dhe Gjykata e Apelit do të duhet të vlerësojë nëse Gjykata Themelore në Gjakovë ka aplikuar drejtë dispozitat e Kodit Penal për matjen e dënimit.

Pjetër Ndrecaj në gusht të vitit 2018, e kishte qëlluar me kallashnikov bashkëshorten e tij 34 vjeçare dhe vajzën e tyre 9 vjeçare.

Ndrecaj në nëntorin të 2018, ishte dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës dhe vajzës së tij, por në mars të 2019, Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij, në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Apeli kishte vlerësuar se gjykata e shkalles së parë nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese. Por aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe asaj të Apelit u hodhën poshtë nga Gjykata Supreme, e cila kishte kërkuar që procesi të kthehej nga fillimi.

Gjykata Supreme kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, ku më pas Gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje.

Ndërsa, dje 14 shtator, Gjykata Themelore i ka ulur dënimin Ndrecajt në 24 vjet e gjashtë muaj burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco