VIDEO/ Arrestime të shumta në Itali e Francë, shqiptarët furnizonin me drogë kapon e Ndragheta's

VIDEO/ Arrestime të shumta në Itali e Francë, shqiptarët furnizonin me drogë kapon e Ndragheta's

16:52, 15/09/2020

Policia italiane dhe xhandarmëria franceze kanë arrestuar 46 persona në të dy vendet si pjesëmarrës në një organizatë të madhe kriminale të trafikut të drogës e të armëve.

Mbi të arrestuarit, midis tyre edhe shqiptare, rëndojnë shumë akuza, përfshirë pjesëmarrje në bandë të armatosur, pastrim parash e grabitje.

Të arrestuarit kryenin trafik ndërkombëtar armësh që përfshinin Italianë, Holandën e Belgjikën, ndërkohë që është identifikuar edhe grupi nga Shqipëria që bënte furnizimin me drogë.

Xhandarët kanë sekuestruar një sasi 11 kile kokainë që vinte pikërisht nga Shqipëria, në bashkëpunim me klanet kalabreze.

Sipas mediave italiane, agjencitë e dy vendeve kanë arritur që të dokumentojnë shit-blerje droge, por edhe armësh mes të cilave të tipit  Scorpion dhe kallashnikov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco