Aksidenti tronditës/ Shoferi po 'fluturonte', ja shpejtësia e Benz-it

Aksidenti tronditës/ Shoferi po 'fluturonte', ja shpejtësia e Benz-it

11:52, 14/09/2020

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i ndodhur një natë më parë në dalje të tunelit të Elbasanit ku humbën jetën dy vajza dhe u plagosën dy të tjera.

ABC News raporton se Behar Pema, shoferi i automjetit tip ” Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat, ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë.

Sipas ekspertëve auto-teknikë ai nuk ka frenuar, pasi gjatë ekspertimit në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi.

Burimet thanë se Pema kishte kryer manovra që në hyrje të tunelit. Një nga të mbijetuarat e aksidentit të mbrëmshëm Nervida Garunja i tha policisë ditën e djeshme se shoferi lëvizte nga një anë në tjetrën para se të ndodhte përplasja.

Pema rezultoi i dehur në testin e alkoolit të kryer menjëherë pas ngjarjes dhe u vu në pranga nga uniformat blu.

Katër vajzat po udhëtonin drejt Korçës në momentin kur ndodhi aksidenti që i mori jetën dy pasagjereve Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, ndërsa plagosi Denisa Dibrën dhe Nervida Garunjën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco