Kapet 25-vjeçari/ Përndiqte 29-vjeçaren, i shkon në banesë dhe...

Kapet 25-vjeçari/ Përndiqte 29-vjeçaren, i shkon në banesë dhe...

11:17, 14/09/2020

Policia e Tiranës deklaroi se ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili përndiqte një 29-vjeçare. Jo vetëm kaq, por ai i ka shkuar edhe asaj në banesë, duke u konfliktuar me vëllain e saj. Atij i ka dëmtuar edhe makinën/

NJOFTIMI 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit E. K., 25 vjeç, pasi ka përndjekur vazhdimisht për një periudhë kohe shtetasen A. A., 29 vjeçe.

Shtetasi E. K. ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco