Vdes personi i dytë i aksidentuar në autostradën 'Arbën Xhaferi'

Vdes personi i dytë i aksidentuar në autostradën 'Arbën Xhaferi'

10:28, 14/09/2020

Ka vdekur një person, i cili ishte duke u trajtuar në një spital në Shqipëri pas aksidentit më 29 gusht në rrugën Lipjan-Prishtinë, saktësisht në km-1 të autostradës “Arbën Xhaferi”.

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima, i cili ishte duke u trajtuar pas lëndimeve të marra, ka vdekur të dielën në një spital në Shqipëri dhe është sjellë në Kosovë nga familjarët e tij

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë duhet të dërgohet në IML për obduksion.

Ky është viktima e dytë nga ky aksident, pasi një person kishte vdekur në QKUK ditën e aksidentit, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të lehta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco