Aksident apo atentat te Kodra e Diellit/ I zuri pritë Audit luksoz dhe nisi të qëllonte, shoferi e mori para...

Aksident apo atentat te Kodra e Diellit/ I zuri pritë Audit luksoz dhe nisi të qëllonte, shoferi e mori para...

10:20, 14/09/2020

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kodrës së Diellit, te rruga “Bill Klinton”.

Burime të sigurta, bëjnë me dije se ajo që u përfol fillimisht si aksident ka qenë një atentat, i cili nuk ka shkuar siç duhet. Mjeti tip Ford Focus që u largua nga vendngjarja me karoatrecin e Policisë së Shtetit dhe kishte përfunduar mbi trotuar, është përdorur nga atentatori, i cili më pas e braktisi.
Mësohet se drejtuesi i këtij mjeti, i ka zënë prit një mjeti tjetër tip Audi dhe ka nisur ta qëllojë fillimisht me levë hekuri duke i thyer xhamat.

Por menjëherë, shoferi i Audit luksoz i ka dhënë gaz dhe e ka marrë përpara Fordin që i kishte zënë rrugën duke e hedhur mbi trotuar, në hyrjen e një shtëpie në krah të rrugës. Kur ka parë se nuk e ka realizuar dot atentatin , i riu drejtues i Ford-it, ka marrë dokumentat nga makina dhe “ia ka futur vrapit”, raporton neësbomb.al.

Në vendngjarje kanë mbërritur më pas forcat e policisë që kanë dokumentuar provat dhe një karoatrec që ka marrë mjetin e braktisur të atentatorit. Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia, ndërsa nuk dihet as identiteti i të përfshirëve në atentat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco