VIDEO/ Tensione në Ballsh, naftëtarët tentojnë të futen me forcë në uzinë

VIDEO/ Tensione në Ballsh, naftëtarët tentojnë të futen me forcë në uzinë

10:04, 14/09/2020

Ashtu siç paralajmëruan tre ditë më parë, naftëtarët e Ballshit kanë vijuar me përshkallëzimin e protestës këtë të hënë.

Ata po tentojnë të futen me forcë në uzinë. Para dyerve të rafinerisë është vendosur një kordon policie.

Kërkesat e tyre mbeten të njëjta.Tu shlyejnë detyrimet e prapambetura dhe pastaj të mbyllin rafinerinë, ose të nisë puna në uzinë por me kontratë.

Naftëtarët kishin arritur një dakordësi me kompaninë Allum Enterprises për rifillimin e punës, por ata thonë se u kanë dhënë vetëm një letër pa firmë e vulë.

Kjo fundjavë ishte afati për nënshkrimin e kontratave dhe kalimin e një page, por sipas tyre premtimi nuk u mbajt ndaj nisën protestat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco