E mbijetuara e aksidentit tragjik: Shoferi që na përplasi po bënte manovra të rrugës

E mbijetuara e aksidentit tragjik: Shoferi që na përplasi po bënte manovra të rrugës

22:51, 13/09/2020

Nervida Garunja dhe Denisa Dibra kanë mbetur të plagosura nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Ato janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip ‘Benz’ që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit.

Drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ i identifikuar si Behar Pema është arrestuar nga policia pasi në testin e alkoolit ka rezultuar i dehur.

Vajzat kanë qëndruar të bllokuara në automjet për disa minuta deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse. Ato më pas janë dërguar në spitalin e Elbasanit. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë ndërsa dy të tjerat janë dërguar në spitalin e Traumës. /abcnews

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco