Policia po kërkon dy motoristë, njëri deshi ta shkeli policin, zbuloni detajet

Policia po kërkon dy motoristë, njëri deshi ta shkeli policin, zbuloni detajet

21:55, 13/09/2020

Policia e Kosovës në Gjakovë është duke i kërkuar dy motoristë të cilët duke vozitur me shpejtësi të madhe sot kanë dashur ta shkelin një zyrtar policor.

Ngjarja ka ndodhur sot në Gjakovë. Dy motoristë nuk i kanë zbatuar urdhrat e Policisë për tu ndalur. Madje njëri nga ta me shpejtësi të madhe është vërsulur në drejtim të një zyrtari policor, i cili është detyruar që të gjuaj me armë. Nga e gjithë kjo ngjarja nuk bëhet e ditur për ndonjë të lënduar.

Kështu i ka thënë Reporterit.net, një burim brenda Policisë së Gjakovës.

“Motorët nuk kanë pasur targa dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Policia është në kërkim të tyre”, ka thënë ai.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë.

Motoristët kanë qenë duke bërë ngasje të rrezikshme dhe nuk i janë ndalur dy patrullave të Policisë.

“Patrulla e ka cila ka qenë në rrugën “Tirana” kanë tentuar t’i ndalin. Në momentin kur zyrtari policor ka qenë përpara motoristit duke e udhëzuar që të ndalet, motoristi ka zhvilluar shpejtësi shumë të madhe në drejtim të zyrtarit policor dhe ky i fundit ka shkrepur me armën zyrtare”, ka thën ky burim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco