Aksidenti me 2 viktima në Elbasan, policia jep detaje

Aksidenti me 2 viktima në Elbasan, policia jep detaje

20:24, 13/09/2020

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën 2 vajza.

Sipas policisë, dy femrat kanë humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip ‘Benz’,  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip ‘Volkswagen’, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore,   ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco