Plumba në Lushnje, plagoset i riu nga Tirana

Plumba në Lushnje, plagoset i riu nga Tirana

19:33, 13/09/2020

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Burime nga policia thanë se një 31-vjeçar është qëlluar me armë duke mbetur i plagosur.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Fier-Shegan.

Ende nuk dihet autori i kësaj ngjarje, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Lushnjë/ Informacion paraprak

Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco