Lirohet nga qendra e ndalimit personi që u arrestua mbrëmë

Lirohet nga qendra e ndalimit personi që u arrestua mbrëmë

15:36, 13/09/2020

 Është liruar nga qendra e ndalimit personi që u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia, në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Indeksonline mëson se B.S, i cili u arrestua mbrëmë, pasi që kishte qenë pa maskë, është liruar nga qendra e ndalimit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar avokati i tij, Fanol Krasniqi.

Arrestimi i tij bëri bujë të madhë në media, dhe u përcoll me reagime të shumta.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha gjatë ditës e ka sqaruar rastin , ku thotë se personit në fjalë iu është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka përfill urdhërat e zyrtarëve policor, kur atij iu është kerkuar dokumenti i identifikimit nga zyrtaret dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje  sipas ligjit ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kercenuese, duke shfaqur poashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor.

“Më pas ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarve policor ku të njejtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin”, u shpreh Hoxha.

Edhe Inspektoriati Policor ka nisur hetimet për këtë arrestim.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatën e tyre lëshuar mediave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco