Arrestohen 7 ‘valltare’ nga Shqipëria në një lokal afër Tetovës

Arrestohen 7 ‘valltare’ nga Shqipëria në një lokal afër Tetovës

14:39, 13/09/2020

Policia maqedonase ka arrestuar shtatë “valltare” nga Shqipëria në një lokal në rrugën Tetovë-Shkup.

Operacioni u zhvillua gjatë natës së mbrëmshme dhe përfundoi në orën 2 të mëngjesit së dielës.

26 gra, shumica të huaja ishin të punësuara në këtë lokal si “valltare”:  Vetëm dy nga Maqedonia e Veriut,, pesë nga Rusia, shtatë nga Hungaria, shtatë nga Shqipëria, tre nga Serbia dhe nga një nga Moldavia dhe Bosnjë Hercegovina.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se “ valltaret janë arrestuar. Gjithashtu te një grua nga Shqipëria (valltare) është gjetur marihuanë, ndërsa te personi A.A (28) nga fshati Radushë është gjetur thikë. Pronari i objektit M.A (68) është thirr në stacionin policor në Tetovë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco