Drogë dhe dhunë në familje, dy të arrestuar në Vlorë

Drogë dhe dhunë në familje, dy të arrestuar në Vlorë

13:12, 13/09/2020

Dy të rinj kanë rënë në pranga, për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë u regjistrua në Dhërmi, ku u arrestua shtetasi me inicialet E. Q., 23 vjeç, banues Tiranë, pasi nga kontrolli personal, këtij shtetasi iu gjetën 15 doza lëndë narkotike të dyshuar të llojit kokainë.

Ndërkohë në Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet R. M., 25 vjeç, banues në fshatin Risili, pasi ky shtetas dyshohet se ka djegur banesën e tij, duke shkaktuar një dëm prej 1.000.000 lekë, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco