VIDEO/ Tre muskëtjerët shqiptar bëjnë ‘ligjin’ në Norvegji

VIDEO/ Tre muskëtjerët shqiptar bëjnë ‘ligjin’ në Norvegji

12:01, 13/09/2020

Një fitore e gjitha shqiptare për Viking në Norvegji ditën e djeshme, teksa tre lojtarë shqiptarë kanë ndarë plot pesë gola ndaj kundërshtarëve të Kristiansund. I pari që hapi siparin e golave ishte Veton Berisha. 26-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 4-t. Kundërshtarët barazuan brenda pjesës së parë, por ishte sërish Berisha, që gjeti rrugën e rrjetës dhe kaloi sërish në avantash skuadrën e tij në minutën e 61-të.

Stafetën e mori Zymer Bytyqi. 24-vjeçari ishte autor i sërish një dopiete, ku një nga golat e shënoi pas një goditje shumë të bukur. Një imitim cilësor i golave të Kristiano Ronaldos nga goditjet standarte. Ylldren Ibrahimaj shënoi pas asistit të Berishës, duke plotësuar një ndeshje perfekte për shqiptarët e Viking dhe vulosur fitoren 3-5 të tyre.

Image

Dy nga këta lojtarë janë kandidatë kryesorë për të prekur kombëtaren e Kosovës. Bytyqi ka qenë pjesë e të gjitha kombëtareve të moshave të Norvegjisë, por në janar ai u afrua nga Kosova dhe fitoi minuta në miqësoren ndaj Suedisë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me 24-vjeçarin e krahëve të ofensivës, Ibrahimaj, i cili është aktivizuar gjithashtu në miqësoren ndaj Suedisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco