Tiranë, 'arrest me burg' bandës që vidhte kasafortat, në kërkim gruaja që dërgonte bizhuteritë jashtë shtetit

Tiranë, 'arrest me burg' bandës që vidhte kasafortat, në kërkim gruaja që dërgonte bizhuteritë jashtë shtetit

12:23, 12/09/2020

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg për Arjan Rapin dhe Ethem Muratajn, dy hajdutët e shtëpive dhe kasafortave në Tiranë si dhe detyrim për t’u paraqitur për dy bashkëpunëtorët e tyre, Dorian Bashën dhe Smajl Shkemzën.

Në një seancë me dyer të mbyllura, u tha se kishin vjedhur një kasafortë në shtëpinë e Eno Agasit në Tiranë,  ku ndodheshin 9600 euro. Vetë viktima e vjedhjes, Eno Agasi, kreu hetime personalisht për të zbuluar grabitësisht, krahas Policisë.

Ishte Arjan Rrapi, 45-vjeçari nga Durrësi, kreu i bandës së vjedhjeve, i dënuar edhe më parë për shitje droge.

Tashmë në kërkim është edhe një grua 33 vjeçe, pjesë e grupit. Bizhuteritë e shtrenjta që vidheshin dërgoheshin jashtë Shqipërisë prej saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco