Breshëri predhash e fishekësh mbi shtëpitë e fshatit, arrestohen vëllezërit kolonjarë

Breshëri predhash e fishekësh mbi shtëpitë e fshatit, arrestohen vëllezërit kolonjarë

10:21, 12/09/2020

Dy vëllezër nga fshati Novoselë i Kolonjës, S. Z, 36 vjeç dhe M. Z, 34 vjeç,  kanë tmerruar fshatin e tyre gjantë natës duke qëlluar me breshëri në ajër. Madje një predhë ka rënë në shtëpinë e fqinjit të tyre, por fatmirësisht pa shkaktuar probleme.

Policia e Kolonjës bashkë em Forcat e Posaçme "Shqiponjat" u oragnizuan në një operacion gjatë tërë natës për t’i kapur.

Në momentin kur janë rrethuar, ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë që do të kontrollonin shtëpinë e tyre.

Pasi janë prangosur, në  në shtëpi iu gjetën 2 pushkë, një pistoletë "Zastava" me 4 fishekë si edhe 1572 copë fishekë, të gjitha pa leje.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Prishja e qetësisë publike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco