I plagosuri te ‘5 Maji’ kishte ditëlindjen e 30-të, festë e shfrenuar me alkool e drogë

I plagosuri te ‘5 Maji’ kishte ditëlindjen e 30-të, festë e shfrenuar me alkool e drogë

22:56, 11/09/2020

Detaje të reja vijnë nga plagosja tek ‘’5 Maji’’ ku mbeti i plagosur Rexhep Gjeli.

Sipas dëshmive, ky i fundit kishte ditëlindjen dhe mbushte 30 vjeç dhe kishte vendosur të festonte në lokal me miqtë e tij, përfshirë edhe Kevin Cungun.

Dyshohet se ata po konsumonin me alkool dhe hashash në lokal, teksa pas sherrit me fjalë dolën që të sqarohen jashtë ku Kevin Cungu me një pistoletë pa leje e qëlloi.

I plagosuri Rexhep Gjeli është jashtë rrezikut për jetën por është në sallën e operacionit pasi do i operohet këmba në pjesën ku ka marrë plumbin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco