Policia e shpall në kërkim, kush është autori dhe i plagosuri në Tiranë

Policia e shpall në kërkim, kush është autori dhe i plagosuri në Tiranë

22:09, 11/09/2020

Policia bën me dije në një informacion paraprak se ka identifikuar autorin e plagosjes me armë zjarri në orët e mbrëmjes në lagjen ‘5 maji’ në Tiranë.

Sipas policisë ai është shtetasi Klevin Cungu 26 vjeç, I cili për motive të dobëta ka plagosur shtetasin Rexhep Xhekja 30 vjeç.

Tiranë

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco