FOTO/ Pamje të rënda të gruas në spital, burri shqiptar e sulmoi 11 herë me thikë

FOTO/ Pamje të rënda të gruas në spital, burri shqiptar e sulmoi 11 herë me thikë

21:33, 11/09/2020

Gjendja e 36 vjeçares, Qendresa Barani, e therur dy ditë më parë nga burri i saj,  është e qëndrueshme, pavarësisht se ka 11 plagë në trup.

Ajo qëndron e shtrirë në Kirurgjinë Plastike në QKUK, ndërsa të dyshuarit, Fisnik Rama i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Familjarët e viktimës, i thanë Klan Kosovës se gjithëka ndodhi mëngjesin e hershëm të së martës, ndërsa ajo ishte në dhomë më dy fëmijët e saj 8 dhe 5 vjeç.

Sipas tyre, Qendresa e dinte se bëhet fjalë për burrin e saj, duke qenë se i njëjti e kishte sulmuar edhe më herët, ku për njërin nga rastet ai ishte dënuar me 12 muaj burgim me kusht.

Incidentin e dhunshëm e konfirmoi dy ditë më parë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Ndërkohë,  Komuna e Mitrovicës, vendosi këtë të premte që autorin ta pushojë nga puna e arsimtarit të artit figurativ.

Ndërkohë që edhe viktima është mësimdhënëse.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco