Duhej të ishte një kontroll rutinë i policisë kufitare gjermane. Ata ndaluan një mjet tip Land Rover në zonën e Neselvangut.
Por në bordin e makinës ata vunë re disa parregullsi. Dyshimet e tyre nuk ishin të pabazuara.
Në mjetin e 32-vjeçarit shqiptar ata zbuluan pesë kilogramë kokainë.
Policia tha se mjeti kishte dokumente gjermane dhe ishte i regjistruar në emrin e shqiptarit.
Ai është arrestuar dhe pritet të dalë përpara gjykatës. Droga e tij kishte logo Rolex dhe DG.
© SYRI.net