FOTO/Luftëtari i ISIS’it nga Kaçaniku që ishte në arrati arrestohet në Vlorë

FOTO/Luftëtari i ISIS’it nga Kaçaniku që ishte në arrati arrestohet në Vlorë

17:02, 13/03/2019

Është arrestuar në Shqipëri, ish-luftëtari i ISIS’it Fitim Dema nga Komuna e Kaçanikut.

I njëjti ishte parë në disa fotografi që ishin publikuar së bashku me Lavdrim Muhaxherin, nga po e njëjta komunë.

Ky i fundit është vrarë në Siri, si luftëtari i ISIS-it.

Por, ndryshe nga Muhaxhiri, Fitim Dema nga Kaçaniku është i gjallë, por prapa grilave.

T7 merr vesh se 32-vjeçari nga Kosova ditë më parë është arrestua në Vlorë.

Burime nga organet e sigurisë i kanë thënë televizionit se ai kishte për qëllim që të ikte përmes portit të Vlorës të largohet në drejtim të shteteve perëndimore.

Bile këtë gjë ka tentuar ta bëjë pasi që kishte siguruar dokumente të falsifikuara të Maqedonisë.

Por, Fitim Dema ka qenë edhe më parë i arrestuar në Kosovë, pasi që ishte kthyer nga Siria.  Ai kishte qëndruar një kohë në paraburgim gjatë viti 2014.

 Bile për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm edhe është dënuar me 2 vite e gjashtë muaj burgim. Shumicën e dënimit e kishte vuajtur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco