Sensacioni shqiptar i 'American Idol' zbulon prapaskenat: Çfarë më tha Katy Perry për Kosovën

Sensacioni shqiptar i 'American Idol' zbulon prapaskenat: Çfarë më tha Katy Perry për Kosovën

12:57, 27/03/2024

Emri i tij artistik është thjesht Kim, djali me origjinë nga Kosova, që i emocionoi të gjithë me performancën e tij në programin 'American Idol', e cila është bërë virale javët e fundit.

Jo vetëm me zërin, por edhe me historinë e tij. Kim foli për nënën e cila ndodhet ende në Kosovë dhe shprehu se dikur ajo ka kënduar. Dy vite pasi Kim lindi, nëna e tij u sëmur me sklerozë dhe ai nuk e ka dëgjuar dot më atë të këndojë. Të gjithë i thonë Kim se ka zërin e nënës së tij.

Ëndrra e tij ishte të bëhej pjesë e Hollywood, duke realizuar dëshirën e nënës së tij, e cila gjithë jetën kishte dashur të këndonte dhe prej sëmundjes nuk ia kishte arritur. I prekur, Kimi tregoi jetën e vështirë teksa kujdesej për nënën dhe peripecitë e jetës në Amerikë.

Mes lotëve ai ka kënduar edhe këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime’, ndërsa një përshëndetje pati edhe për nënën e tij. Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës.

Kimi në emisionin “Prive”, ka ndarë shumë gjëra nga kjo eksperiencë e tij. Ai tregoi se në prapaskenë ka bërë biseda të ndryshme me Katy Perryn, madje u shpreh se i ka treguar edhe se Kosova ka një presidente grua.

“Prapaskena ka qenë eksperienca ime më e mirë, sidomos me Katy Perryn, kemi folur shumë gjëra rreth Kosovës, disa gjëra që nuk i ka ditur dhe disa për të cilat ka pasur njohuri, sidomos për Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën. Ka qenë njeri shumë i thjeshtë, më ka dhënë shumë këshilla. Kemi fol edhe për presidenten e Kosovës, që ajo nuk e ka ditur”, është shprehur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco