'Ka hyrë në ‘BBVIP’ për dy arsye'- Flet kushëriri i Julia Ilirianit: E do shumë Shqipërinë dhe…/ Kam qenë kundër!

'Ka hyrë në ‘BBVIP’ për dy arsye'- Flet kushëriri i Julia Ilirianit: E do shumë Shqipërinë dhe…/ Kam qenë kundër!

21:17, 25/03/2024

Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani së fundmi ka folur për kushërirën e tij, aktoren Julia Iliriani e cila disa javë më parë u bë pjesë e “BBVIP”.

Gjatë një interviste në emisionin “E diell”, ai ka treguar aktorja ka vendosur para çdo gjëje pjesëmarrjen në këtë reality show, megjithëse një gjë e tillë atij nuk i ka pëlqyer aspak.

Iliriani tha se Julia e ka bërë këtë zgjedhje për dy arsye, e para sepse ajo e do shumë Shqipërinë dhe e dyta pasi dëshiron që ti jepet fund bullizimit, nga e i cili ka vuajtur edhe vajza e saj Renne.

Sipas Eltonit ishte bullizmi ai që bëri që Julia të emigronte drejt Amerikës së bashku me vajzën e saj, duke punuar edhe si pastruese në hotele për të mbajtur të bijën.

“Ajo e do aq shumë Shqipërinë, sa më la mua në mes të Parisit, me javën e modës së Parisit dhe Milanos dhe me filmin dokumentar të modës dhe zgjodhi ‘Big Brother VIP’. U mërzita, kam qenë kundër, e ka thënë edhe vetë, por ajo e ka bërë këtë gjë për dy arsye, e para se ajo e do shumë Shqipërinë, është fanse deri në çmendur për Shqipërinë, ajo nuk e shikon dot fare New York-un, për të është fare inekzisten kur vjen fjala tek Shqipëria. E dyta është sepse ajo do që t’i jepet fund bullizmit, e ka personale, kur e thotë, e ka vërtet sepse ajo ka ikur nga Tirana e detyruar, u bullizua vajza e saj dhe ajo nuk dilte dot nga shtëpia. Si një nënë e vetme, mori përsipër rrugën e Amerikës, nuk më telefonoi kur kishte nevojë nga ana financiare. Julia ka bërë punë shumë të vështira, ka arritur sa ka bërë edhe pastruesen në hotel për të mbajtur atë vajzë. Unë me të jemi ngritur bashkë dhe e dua shumë. Uroj që të japë më të mirën e vetes dhe të ndihmojë shumë gra shqiptare sepse është një personazh që duhet ta shohin me vëmendje.” – tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco